Mesazhi i Rakacollit/Ish-ministri Koja konfirmon: Vaksina në Shqipëri kur të jetë në gjithë Europën!

Shqipëria

Mesazhi i Rakacollit/Ish-ministri Koja konfirmon: Vaksina në Shqipëri kur të jetë në gjithë Europën!

Më: 7 dhjetor 2020 Në ora: 23:48
Gjergji Koja

Ish-ministri i Shëndetësisë Gjergji Koja, i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24” deklaroi se vaksina do të bëhet për popullatën në Shqipëri, kur të bëhet për të gjithë Europën.Koja megjithatë tha se edhe vaksinimi i popullsisë është sfidë më vete, duke shtuar se qeveria shqiptare do të bëjë gjithçka që është e mundshme për të finalizuar me sukses këtë proces.

NderkoheZëvendësministrja e Shëndetësisë, njëherësh kryetare e Komitetit Teknik të Ekspertëve, Mira Rakacolli, i ka dërguar një mesazh live në emisionin “Real Story”, në News24, ish-ministrit të Shëndetësisë, Gjergji Koja, pas akuzave të ekspertes së PD për Shëndetësinë, Liljana Ramasaço, se numri dy i shëndetësisë ka deklaruar se vaksina anti-Covid nuk do të vijë në Shqipëri para muajit prill të vitit 2021.

Gjergji Koja: Askush nuk mund të luajë me vaksinën. Qeveria e ka për detyrë të sigurojë vaksinën për shqiptarët.

Vaksina do të bëhet në Shqipëri kur të bëhet në të gjithë Europën. Në janar nis procedura e vaksinimit në kontinentin europian. Vaksinimi zgjidh ankthin e popullit shqiptar.

Liljana Ramasaço: Vazhdon dhe bën propagandë, sikur vaksina do të bëhet këtu në janar. Vetëm propagandë.

Gjergji Koja: Vaksina është betejë e fortë. Edhe ajo ka vështirësitë e veta, por ne si qeveri do të bëjmë gjithçka e do të sigurohet edhe për shqiptarët, njësoj si për të gjithë europianët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat