“Vaksina vjen në Shqipëri në prill”?! Mira Rakacolli i dërgon sms live ish-ministrit: Ja kur e marrim!

Shqipëria

“Vaksina vjen në Shqipëri në prill”?! Mira Rakacolli i dërgon sms live ish-ministrit: Ja kur e marrim!

Më: 8 dhjetor 2020 Në ora: 00:49
Mira Rakacolli

Zëvendësministrja e Shëndetësisë, njëherësh kryetare e Komitetit Teknik të Ekspertëve, Mira Rakacolli, i ka dërguar një mesazh live në News24, ish-ministrit të Shëndetësisë, Gjergji Koja, pas akuzave të ekspertes së PD për Shëndetësinë, Liljana Ramasaço, se numri dy i shëndetësisë ka deklaruar se vaksina anti-Covid nuk do të vijë në Shqipëri para muajit prill të vitit 2021.

Në mesazhin e saj, që u lexua në studio nga ish-ministri Koja, Rakacolli përgënjeshtron të ketë bërë një deklaratë të tillë, duke thënë se Shqipëria do ta marrë vaksinën, sapo ta marrin vendet e tjera të grupit Covax.

Koja: Dua të lexoj mesazhin nga Rakacolli, e cila më thotë se “Nuk kam thënë që vaksina nuk do të vijë në Shqipëri para prillit, por do të vijë, sapo ta marrin të gjithë vendet e Covax”.

Ramasaço: E ka thënë sot pasdite se nuk do të vijë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat