Klodian Rasha është 25 vjeçari i cili humbi jetën pasi u qëllua nga një efektiv i policisë në Tiranë.
Ndërkohë që për këtë të fundit nuk ka ende një vendimmarrje nga prokuroria e Tiranës e cila ka marrë përsipër hetimet.
Gazetarja Anila Hoxha, e cila po ndjek ngjarjen raportoi se efektivi i Shqiponjave, gjendet në drejtorinë e policisë dhe po merret në pyetje por nuk ka ende vendim nga prokurori për të, ndërkohë që dhe SHÇBA duhet të bëjë verifikimet hap pas hapi për ngjarjen.
25-vjeçari u qëllua shumë afër shtëpisë së tij dhe nuk ka ende detaje nëse përdormi i armës ishte në proporcion me ngjarjen në fjalë.
Arma është gjetur 100 m nga vendi i ngjarjes, çka tregon se nuk ka patur shkëmbim zjarri me policinë.
Policia në njoftimin për ngjarjen tha se i riu ka pasur probleme me ligjin tha policia, dhe pretendon se rruga ku ndodhi ngjarja është e pandriçuar.
Por banorët thonë të kundërtën. Për gazetaren Anila Hoxha një nga banorët e zonës, tha se rruga ka ndriçimin e duhur.
Babai i viktimës tha për gazetaren Hoxha jashtë kamerave se se i biri s’ka pasur armë dhe s’ka patur asnjëherë, megjithëse ai tha se i biri ka pasur probleme të shëndetit mendor më herët por që ishte qetësuar tashmë, dhe e ndihmonte atë me punët e shtëpisë.
Në lidhje me ngjarjen ai tha se i biri kishte dalë për të pirë kafe, dhe ishte shumë i qetë.