Ish deputetja e LSI Erisa Xhixho ka përkujtuar 8 dhjetorin me një shenim në faqen e saj në facebook.
“Sot më shumë se kurrë Shqipëria ka nevojë për të rinjtë, ka nevojë për përkushtimin dhe dashurinë e tyre”, shkruan ajo.
Shënimin e saj e shoqëron me një video mesazh të këtër të rinjëve.
Postimi i plotë
8 dhjetori - dita e rinisë:
Sot më shumë se kurrë Shqipëria ka nevojë për të rinjtë, ka nevojë për përkushtimin dhe dashurinë e tyre.
Por edhe të rinjtë kanë nevojë ta ndjejnë Shqipërinë shtëpinë e tyre, kanë nevojë për ngrohtësinë dhe dashurinë e saj.
Ky është mesazhi që përcjellin Blerina,Toni,Albina,Andela dhe unë jam e lumtur që ata zgjodhën ta përcjellin përmes meje mesazhin e tyre.
#stoplargimitteterinjve #joemigrimmasiv #terinjtene vendinetyre #shqiperiashtepiajone #meshumemundesiperrinine #covid19