Shefja e Departamentit të Epidemiologjisë dhe Kontrollit të Sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publik (ISHP), Silva Bino ka ndarë në rrjetet sociale lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të nënës së saj.
“E bukura e mençura ime, qëndrestarja që gjente zgjidhje për cdo gjë. Shpirti jot do të jetë përherë me ne”, shkruan Silva Bino në postimin e saj.
Nuk dihet nëse nëna e Silva Binos ka ndërruar jetë për shkak të Covid apo ndonjë sëmundje tjetër.
Komentet ngushëlluese kanë qenë të shumta në postimin që ka bërë shefja e Epidemiologjisë në rrjetet sociale.