Drejtoresha e ISHP Albana Fico bëri me dije sot se në Shqipëri kemi 356 raste me të infektuar për 100 mijë banorë, shifër sipas saj më e ulët se vendet e rajonit që raportojnë 848 raste për 100 mijë banorë e më e ulët se mesatarja e vendeve të BE që në 2 javët e fund është 510 raste për 100 mijë banorë.
Sipas Ficos, dy prefekturat me incidencë më të lartë të të infektuarve vijojnë të jenë Tirana e ndjekur nga Gjirokastara e Lezha.
Grupomosha e të prekurve mbetet në intervalet 55-64 vjec e ndjekur nga 65-75 vjecaret.
“Vihet re qëndrueshmëri e numrit të pacientëve të shtruar në spitalet Covid, por ka rritje të lehtë të rasteve që kanë nevojë për terapi intensive. % e humbjes së jetëve në raport me nr të të infektuarve vijon të mbetet në shifrën 2.1%”, tha Fico.