“Është një luftë ku duhet të përfshihemi të gjithë”/ Zv/ministrja e Shëndetësisë: Shtimi i masave shtrënguese varet nga…

Shqipëria

“Është një luftë ku duhet të përfshihemi të gjithë”/ Zv/ministrja e Shëndetësisë: Shtimi i masave shtrënguese varet nga…

Më: 8 dhjetor 2020 Në ora: 13:56
Mira Rakacolli

Zv.Ministrja e Shëndetësisë, njëherësh edhe kryetare e Komitetit të Ekspertëve, Mira Rakacolli tha se duhet të zbatohen masat aktuale për të mos përshkallëzuar kufizimet.

Rakacolli tha se përshkallëzimi i masave do të varet nga rritja e numrit të të prekurve dhe infeksioneve. Sipas saj, kjo është një luftë ku duhet të përfshihen të gjithë.

“Nuk mund ti themi në këto momente, po ajo që kemi parë si pozitive është që kjo qëndrueshmëri e situatës mund të jetë e lidhur me këto masa që u morën me intensitet mesatar.

Në varësi të numrave  do të shohim nëse do të kalojmë ose  jo në masa shtrënguese.  Ajo që unë doja të fokusohesha është se çfarë duhet të bëjmë që mos shkojmë në masa shtrënguese.

Kjo nuk është një betejë që e bën vetëm një segment i caktuar,  që e bëjnë vetëm strukturat shtetërore, por është një luftë ku duhet të jemi të përfshire të gjithë.

Kemi propozuar masa të mirëmenduar dhe të konsultuara. Pra hajde të zbatojmë masat që mos të mendojmë për masa të tjera shtrënguese”, tha Rakacolli.

A po fshihen shifrat e vdekjeve nga Covid-i? Rakacolli: Jemi në mes të një lufte dhe bilancet bëhen në fund, do të bëja një thirrje që…

Kryetarja e Komitetit Teknik, Mira Rakacolli, foli edhe njëherë lidhur me raportimet ditore të vdekjeve nga Covid-19, ndërsa u pyet nga gazetarët nëse përfshihen në listë pacientët që ndërrojnë jetë në kushte shtëpie.

Rakacolli tha se jemi ende në mes të një luftë dhe bilancet bëhen në fund, ndërsa theksoi se asnjë vdekje nuk është fshehur, duke kërkuar njëherazi që fokusi të drejtohet te jetët e fituara.

“Raportohen të gjitha ato raste që strukturat tona i klasifikojnë si raste vdekjesh nga Covid-i. Nuk mund të ketë paralelizëm ndërmjet atyre që janë të agjencive funerale dhe atyre që janë të strukturave të Ministrisë së shëndetësisë. Sepse gjërat mund të ndryshojnë. Jemi në mes të një luftë, dhe zakonisht bilancet nuk bëhen në mes, zakonisht bëhen në fund. Ne jemi gjithmonë në raportime ditore. Pra asnjë vdekje nuk është e fshehur! Çdo gjë është thënë me përgjegjësi. Vazhdojmë ta mbajmë këtë përgjegjësi. Shkaku i vdekjes përcaktohet nga mjeku, dhe ministria e raporton me shumë përgjegjshmëri në kohë reale çdo vdekje që vjen me diagnozën e Covid-19. Problemet e lëvizjes së njerëzve dhe agjencive funerale do të shikohen, do të rregullohen. Por do të bëja një thirrje që të mos fokusohemi të gjithë te vdekjet por jetët e fituara. Nuk ka asnjë rast që një person të ketë humbur jetën dhe të rezultojë nëpër letra i gjallë. Mos harrojmë që vdekje ka edhe nga sëmundje të tjera. Vdekjet në total nuk janë të rritura dhe nuk janë vetëm nga Covid-19. Le ta tregojmë me vepra që jemi evropianë. Është një bilanc që do të bëhet me rigorozitet, dhe është një bilanc që gjithmonë bëhet në fund të luftës”, tha Rakacolli.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat