“Jemi në mes të një lufte”, Rakacolli rrëzon akuzat: Asnjë vdekje nuk është fshehur

Shqipëria

“Jemi në mes të një lufte”, Rakacolli rrëzon akuzat: Asnjë vdekje nuk është fshehur

Më: 8 dhjetor 2020 Në ora: 14:39
Mira Rakacolli

Kryetarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve, Mira Rakacolli, ka rrëzuar akuzat e opozitës në lidhje me raportimet ditore të vdekjeve nga Covid-19.

Rakacolli tha se jemi ende në mes të një lufte dhe bilancet bëhen në fund, ndërsa theksoi se asnjë vdekje nuk është fshehur, duke shpjeguar se autoritetet mbajnë përgjegjësi ligjore për çdo gjë.

“Raportohen të gjitha ato raste që strukturat tona i klasifikojnë si raste vdekjesh nga Covidi. Nuk mund të ketë paralelizëm ndërmjet atyre që janë të agjencive funerale dhe atyre që janë të strukturave të Ministrisë së Shëndetësisë, sepse gjërat mund të ndryshojnë. Jemi në mes të një lufte dhe zakonisht bilancet nuk bëhen në mes, zakonisht bëhen në fund, – tha zv.ministrja e Shëndetësisë. – Ne jemi gjithmonë në raportime ditore. Pra, asnjë vdekje nuk është e fshehur. Çdo gjë është thënë me përgjegjësi. Vazhdojmë ta mbajmë këtë përgjegjësi. Shkaku i vdekjes përcaktohet nga mjeku dhe ministria e raporton me shumë përgjegjshmëri në kohë reale çdo vdekje që vjen me diagnozën e Covid-19".

Rakacolli bën një apel të fortë që qytetarët dhe politika të mos fokusohet te vdekjet, por te jetët e fituara.

"Nuk ka asnjë rast që një person të ketë humbur jetën dhe të rezultojë nëpër letra i gjallë. Mos harrojmë që vdekje ka edhe nga sëmundje të tjera. Vdekjet në total nuk janë të rritura dhe nuk janë vetëm nga Covid-19. Le ta tregojmë me vepra që jemi evropianë. Është një bilanc që do të bëhet me rigorozitet, dhe është një bilanc që gjithmonë bëhet në fund të luftës”, – u shpreh zv.ministrja e Shëndetësisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat