Plot 30 vjet më parë protestat studentore përmbysën regjimin komunist. Për të kujtuar këtë ditë kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu, i shoqëruar edhe nga profesori Selami Xhepa biseduan me student dhe pedagogë
Ata vleresuan arritjet e pluralizmit dhe demokracisë shqiptare në këto 30 vite si dhe theksuan nevojën e një ndryshimi të domosdoshëm të qeverisjes aktuale.
Anëtarësimi i Shqipërisë ne NATO, liberlizimi i vizave janë nga fitoret me rëndësi të madhe historike për shqiptarët nën qeverisjen e kryesuar nga z Berisha. Këto arritje kombëtare erdhën për shkak të luftës me krimin dhe korrupsionin, duke u orientuar në reforma te thella ekonomike dhe institucionale.
Qëllimi yne duhet të jetë ndërtimi i shtetit të së drejtës, standardeve europiane kushtetuese, ku përcaktohet qartë roli i 3 pushteteve kontrolli dhe balancimi i tyre në mbështetje të lirive dhe të drejtave te qytetarëve shqiptarë. Ndërtimin e një shteti ku drejtësia duhet ti sherbejë interesit te qytetarëve dhe të garantojë barazinë perballë ligjit.
Mediu dhe Xhepa theksuon rëndësinë e ndërtimit të Shtetit të së Drejtës sipas standartave europiane për të zhvilluar ekonominë shqiptare
Profesor Selami Xhepa theksoi se Partia Demokratike, Partia Republikane si dhe e djathta ishin promotor të zhvillimit të ekonomisë së tregut dhe vlerave të demokracisë liberale në një shtet tërësisht te rrënuar
Shumë studentë ngritën shqetësimin e pamundesisë për punësim, apo vleresim te meritës së tyre ndaj kjo situatë e rëndë ka detyruar bashkëmoshatarët e tyre të largohen nga Shqipëria.