Vrasja e 25-vjeçarit nga polici/ Hajdarmataj: Ja kur mund të përdoret arma e shërbimit

Shqipëria

Vrasja e 25-vjeçarit nga polici/ Hajdarmataj: Ja kur mund të përdoret arma e shërbimit

Më: 8 dhjetor 2020 Në ora: 15:33
Arben Hajdarmataj

Ish drejtuesi i Policisë së Shtetit Arben Hajdarmataj ka komentuar vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha, i cili u qëllua për vdekje nga një efektiv policie pak pas mesnate.
I pyetur nga gazetarja Eneida Ndoci se kur dhe si mund të përdoret arma nga punonjësi i Policisë, Arben Hajdarmataj u shpreh se, është e përcaktuar drejt në ligj kur efektivi mund të hapë zjarr.

“Unë në rradhë të parë dua të shpreh ngushëllimet e mia për familjarët sepse humbja e jetës, në të gjitha rrethanat, është gjëja më tragjike që i ndodh një familje. Unë si ish punonjës policie e ndjek me më shumë vëmendje këtë situatë dhe nga ato informacione që ne kemi deri tani, nëpërmjet mediave kuptohet, aty del, deri në këto momente, del sikur arma e punonjësit të policisë është përdorur jashtë kritereve që përcakton ligji.
Në legjislacionin shqiptar, i ndryshuar tashmë sa i përket përdorimit të armës, ka patur shumë më shumë raste të përdorimit të armës, aq më tepër nga punonjësi i policisë. Do të thotë, rreziku duhet të jetë evident, i vazhdueshëm dhe kërcënimi duhet të jetë real.

Nëse e analizojmë me gjakftohtësi situatën, na del se sipas deklaratave ka kontradikta. Policia thotë nuk ka patur ndriçim, ata banorët e lagjes thonë ka ndriçim”, u shpreh ai.


Më tej, Hajdarmataj u shpreh se kemi të bëjmë me një polici arrogante, e cila nuk është në luftë me qytetarët e saj pavarësisht direktivave politike.

“Parimisht pse duhet ta ndalosh një qytetar në rrugë? Ne po shohim një shtet arrogant, e cila po shkarkohet edhe te qytetarët, edhe te policia. Një polici shumë arrogante. Në fund të fundit policia nuk është për të luftuar me qytetarët e vet, pavarësisht nga direktivat politike, pavarësisht nga insinuatat që jep ministri apo drejtori i përgjithshëm.


Pse duhet ta ndjekësh atë qytetar? Nuk ndaloi. Pse u bë nami pse e shkeli orën policore?! Ai 50 kishte shtëpinë e vetë. Këtu shoh më shumë arrogancë. Imagjino në këtë pandemie, në këtë trsyni që kanë njerëzit, në këtë efekt psikologjik që jep pandemia, ti tani i ve edhe policinë e shtetit mbi shpinë me 700-800 gjoba në ditë. Imagjino në çfarë roli e ke vënë Policinë e Shtetit”, tha ish drejtuesi i Policisë së Shtetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat