Ministrat e BE-së: Pa vendim për bisedime me Tiranën dhe Shkupin

Shqipëria

Ministrat e BE-së: Pa vendim për bisedime me Tiranën dhe Shkupin

Më: 8 dhjetor 2020 Në ora: 18:35
BE

Shefat e diplomacive të vendeve të BE-së nuk ia kanë dal që të arrijnë marrëveshje për fillimin e bisedimeve për anëtarësim pët Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore, përkatësisht nuk miratuan përfundimet e pritura për zgjerim në vendet e Ballkanit, shkruan “B92”, transmeton “Bota Sot”.

Këtë e ka kumtuar ministri i jashtëm gjerman për Evropë Mihael Rot, duke nënvizuar se vendimi për fillimin e bisedimeve për Shkupin e ka ndaluar Bullgaria e cila e vetmja iu kundërvu vërtetimit të kuadrit të bisedimeve me Maqedoninë dhe kërkon që ai kuadër të  vendoset për anëtaret tjera kontestuese bilaterale të zgjidhjes së çështjeve kundërthënëse historike të dy palëve.

Rot në fund të takimit dyditor të ministrave të BE-së deklaroi se “nuk është në pyetje nëse, por kur do të nisin bisedimet për anëtarësim të Shkupit” dhe theksoi se duhet përgatitur “plani B” duke shpreh bindjen s kjo do të ndodhë në kohën e kryesimit të Be-së nga Portugalia.

Ministri gjerman për çështjet evropiane e ka thënë këtë në përgjigje të pyetjes nëse Maqedonisë do i jepet ndonjë status kalimtar i “partnerit të privilegjuar”, kur dihet se Sofja i parashtron Shkupit kushte të papranueshme të identitetit kombëtar.

Ministrat evropian vetëm përciptas kanë prekur draft-përfundimet për Ballkanin, ndërsa hapjen e bisedimeve për Shqipërinë po ashtu është lënë anash, kur dihet se ka vërejtje në sundimin e ligjit në Shqipëri nga shumë anëtare posaçërisht nga Franca, Holanda dhe Suedia.

Rot ka nënvizuar se për perspektivën evropiane të Ballkanit thelbësore është vendosja e sundimit të ligjit, demokracisë dhe pajtimi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat