Pas parashikimeve të sakta të rezultateve të 3 proceve zgjedhore të kaluara, Report Tv dhe Instituti prestigjioz italian Piepoli vijnë sërish me një bashkëpunim edhe për 25 prillin. Rezultatet e para të sondazhit i mësoni të sonte në Repolitix me Denis Mingën.
TIRANË– Televizioni Report TV dhe Instituti prestigjioz italian Piepoli, i cili prej 60 vitesh realizon në Itali sondazhe zgjedhore për RAI-n dhe për televizionet më të rëndësishme kombëtare, bënë një marrëveshje për të ndjekur gjithë procesin zgjedhor në Shqipëri deri më 25 prill 2021.
Sondazhi i parë do të transmetohet sonte gjatë programit “Repolitix” të drejtuar nga Denis Minga. Temat mbi të cilat do të përqendrohet ky sondazh i parë, i përkasin opinionit të shqiptarëve mbi sjelljet e qeverisë Rama si në reagimin ndaj tërmetit, ashtu dhe menaxhimin e pandemisë, por edhe për tema thelbësore për punën e një qeverie si: lufta ndaj korrupsionit, reforma e Drejtësisë, mbrojtja e mjedisit, zhvillimi i turizmit, marrëdhënia me mediat etj.Instituti Piepoli ka testuar opinionin e shqiptarëve edhe mbi qëndrimet e opozitës dhe të Presidentit të Republikës Ilir Meta. Një pjesë e sondazhit i dedikohet natyrisht parashikimit të votimeve 4 muaj para ditës së zgjedhjeve. Këto janë zgjedhjet e katërta që Report TV ndjek me sondazhet e Institutit Piepoli pas atyre të 2013, 2015 dhe në 2017 kur parashikuan saktësisht shumë muaj më parë rezultatet finale.
Kampioni i të pyeturve është 500 persona, nga zona të ndryshme të Shqipërisë. Përfaqësues të mendimit të të gjithë shqiptarve. Kampioni që përfaqëson popullsinë shqiptare.
Reforma zgjedhore, integrimi dhe ekonomia pika më dobët e qeverisë! Shqiptarët të ndarë për lirinë e shtypit
Si e gjykoni punën e qeverisë Rama në këto fusha? Liria e shtypit në vend 49% e shqiptarëve e ka vlerësuar të mirë dhe 46% jo të mirë duke krijuar një rezultat të ngushtë. Reforma zgjedhore nuk është vlerësuar nga qytetarët, ku 50 % e kanë cilësuar jo të mirë dhe 45% të mirë. Dhe integrimi është një tjetër pikë e dobët pasi 51 % e cilësojnë jo të mirë. Vërejtje ka pasur edhe për ekonominë dhe politikën e jashtme në votime, ku shumica e qytetarëve shprehet se situata nuk është mirë. Ndërsa është vlerësuar procesi i digjitalizimit.
Shqiptarët: Shëndetësia, suksesi më madh i Qeverisë Rama, dialogu me opozitën pika më dobët
Një tjetër pyetje që i është bërë 500 shqiptarëve që janë pyetur në sondazhin e zhvilluar nga instituti italian Piepoli është mendimi që kanë për punën e Qeverisë Rama në disa fusha kryesore.
Shqiptarët kanë vlerësuar më shumë punën për Shëndetësinë, për të cilën 48% mendojnë se është punuar mirë ose shumë mirë.
Dialogu me opozitën është pika më e dobët sipas shqiptarëve për Qeverinë me vetëm 33% të shqiptarëve që thonë punë të mirë ose shumë të mirë.
63% e shqiptarëve vlerësojnë qeverinë Rama në mandatin e dytë, 37% e cilësojnë të dobët
Si e gjykoni qeverinë Rama në këtë mandat? 37% e shqiptarëve janë përgjigjur shkëlqyeshëm, 15 % të mirë dhe 11 % të mjaftueshëm duke bërë që 63% ta vlerësoj një qeveri të mirë dhe 37% të dobët, ku 23 % e cilësojnë të dobët dhe 17 % të keqe.
Pse po përhapet COVID-19? 61% e qytetarëve i vendosin fajin papërgjegjshmërisë individuale, 31% qeverisë
Të pyetur mbi përhapjen e koronavirusit në Shqipëri, 61% e qytetarëve të pyetur mendojnë se është përgjegjësi e ulët nga vetë qytetarët. 34% e të anketuarve shprehen se faji nuk është i askujt sepse pandemia është globale, 31 % thonë se është faji i masave të pamjaftueshme nga ana e qeverisë. 11% e qytetarëve mendojnë se kjo vjen si pasojë e dobësisë së sistemit shëndetësor, 3 % thonë se opozita nuk bashkëpunoi për sensibilizim dhe 4% japin arsye të tjera.
Menaxhimi i emergjencës COVID/ 39% e shqiptarëve mendojnë se Qeveria ka bërë punë të shkëlqyer
Në sondazhin e zhvilluar nga Piepoli, qytetarët shqiptarë janë pyetur se si e vlerësojnë mënyrën se si Qeveria shqiptare pandeminë COVID.
Sipas sondazhit 39% e shqiptarëve mendojnë se Qeveria shqiptare e ka menaxhuar shkëlqyeshëm e emergjencën e shkaktuar nga COVID. Mirë janë përgjigjur 16% ndërkohë që dobët dhe keq mendojnë respektivisht 16% dhe 15%.
65% e shqiptarëve vlerësojnë procesin e rindërtimit pas tërmetit të qeverisë Rama, 35% e cilësojnë të dobët
Si e gjykoni punën e qeverisë Rama në menaxhimin e Rindërtimit pas tërmetit? Qytetarët kanë vlerësuar procesin e rindërtimit ku 34 % e kanë cilësuar të shkëlqyeshëm, 14 % të mirë dhe 17 % të mjaftueshëm. Ndërsa 12 % e kanë cilësuar të keq dhe 23 % të dobët. Pra rreth 65 % e kanë vlerësuar këtë proces dhe vetëm 35 % e cilësuan të keq apo të dobët.