I ftuar në Tempora, Vincent Van Gerven Oei, publicist, u shpreh se vendi ynë nuk ka plotësuar shumicën e kushteve të vendosura për negociatat.
Van Gerven Oei: Shoh që do te kemi një Këshill të Emërimeve në Drejtësi të ri. KED-ja që kemi sot, nuk është në fuqi të plotë dhe mbase do të ishte më mirë që të presim atë të renë me fuqi të plotë.
Hapja e negociatave është një çështje politike. Kriteret do të gjykohen në mënyrë politike. Në aspektin politik kemi Bullgarinë që bllokon procesin e hapjes së negociatave me Maqedoninë dhe ne jemi të lidhura me Maqedoninë.
Vendi ynë nuk ka plotësuar shumicën e kushteve të vendosura. Nuk është plotësuar reforma zgjedhore dhe reforma në media. Atëherë do të ketë disa parlamenteve në Evropë që mund ta kundërshtojnë hapjen e negociatave.