Një automjet ka dalë nga rruga në aksin Korçë – Pogradec, në afërsi të fshatit Lumalas.
Drejtuesi i mjetit ka marrë lëndime por raportohet jashtë rrezikut për jetën.
Mësohet se për shkak të tronditjes, ka qenë e vështirë nxjerrja e tij nga mjeti.
Dyshohet që shkak i aksidentit të ketë qenë shpejtësia tej normave dhe lagështira në rrugë.
Policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave.