Në lidhje me mbështetjen e partive politike, PS vijon të mbajë mazhorancën.
Nga sondazhi i zhvilluar nga Istituto Piepoli, 53-59% e qytetarëve shprehen se do të votojnë të majtën.
PD ka marrë një rritje të qytetarëve që e mbështesin. Por nga projeksioni i mësipërm duket se PD dhe LSI marrin 42.98% të votave.
1-3% të të pyeturve thonë se do të votojnë PDIU, 0-1% për Partinë Republikane, 0-1% të PBDNJ ndërsa 5-7% japin parti të tjera.