Afro-amerikani George Floyd, u vura nga disa oficerë gjatë një arrestimi. Kjo vrasje shkaktoi reagime të shumta në rrjetet sociale.
Asokohe edhe shqiptarët u prekën nga kjo ngjarje. Mirëpo, çfarë bënë kur një 25-vjeçar shqiptar ditën e djeshme u vra pabesisht nga policia?
Një reflektim të drejtë ka bërë në llogarinë e tij në Instagram, aktori Donald Veshaj i cili ka thënë: “Black lives matter? Të gjithë shqiptarët në këmbë për një vrasje në Amerikë, postime pa fund. Po për vrasjen e një 25-vjeçari shqiptar të pafajshëm lives matter? Ncncnc turp! Këta jemi ne!”
Ky veprim i policisë është i pafalshëm dhe duhet padyshim një reagim i madh publik.
25 vjeçari që humbi jetën nga arma e policit ishte Klodian Rasha. Ngjarja e rëndë ndodhi ditën e djeshme pas mesnatës rreth orës 01:45 në rrugën “Dritan Hoxha”. Viktima u dërgua i gjallë në spital ku edhe humbi më pas jetën.