SPAK nënshkruan Memorandum Bashkëpunimi me homologët kroatë, ja çfarë synohet

Shqipëria

SPAK nënshkruan Memorandum Bashkëpunimi me homologët kroatë, ja çfarë synohet

Më: 9 dhjetor 2020 Në ora: 12:34
SPAK

Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka nënshkruar një Memorandum Mirëkuptimi me Zyrën për Luftën kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar të Republikës së Kroacisë.

Sipas asaj që njofton vetëm SPAK, Kjo marrëveshje konsiston në shkëmbimin e informacioneve dhe dokumenteve në lidhje me veprat penale të korrupsionit dhe krimit të organizuar, mbi sistemin ligjor dhe legjislacionin në fushën e luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar të vendeve pjesëmarrëse.

“Në kuadrin e forcimit të bashkëpunimit ndërkombëtar në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Tiranë, ka nënshkruar një Memorandum Mirëkuptimi me Zyrën për Luftën kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar të Republikës së Kroacisë (USKOK).

Kjo marrëveshje konsiston në shkëmbimin e informacioneve dhe dokumenteve në lidhje me veprat penale të korrupsionit dhe krimit të organizuar, mbi sistemin ligjor dhe legjislacionin në fushën e luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar të vendeve pjesëmarrëse, si dhe veprimtarive legjislative në lidhje me zbatimin e këtij Memorandumi, masave të veçanta të zbatimit të ligjit në fushat e juridiksionit të tyre si dhe përvojën e tyre ndërkombëtare. Ky Memorandum parashikon gjithashtu bashkëpunimin e të dy institucioneve edhe për çështje të përgjithshme ligjore mbi ndihmën e ndërsjellë juridike, veçanërisht në rastet e korrupsionit dhe krimit të organizuar në përputhje me instrumentet ligjore ndërkombëtare të zbatueshme në të dy vendet, si dhe vizita reciproke të ekspertëve me qëllim të përmirësimit të njohurive dhe shkëmbimit të përvojës më të mirë profesionale mbi çështje që lidhen me aktivitetin e tyre”, shprehet SPAK në njoftimin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat