“Klodiani u vra pas shpine për një maskë! – Dëshmia tronditëse

Shqipëria

“Klodiani u vra pas shpine për një maskë! – Dëshmia tronditëse

Më: 9 dhjetor 2020 Në ora: 13:46
E afërmja e Klodian Rashës

E afërmja e 25 vjeçarit të vrarë nga efektivi i policisë ka bërë dëshminë tronditëse.

Për gazetarin e Ora News Besar Bajraktaraj, ajo është shprehur se Klodianin e kanë qëlluar pas shpine. Ajo tha se ai nuk ka mbajtur kurrë armë.

E afërmja e Klodian Rashës: E kam djalin e kunatit. Ka dalë të pijë kafe, kur është kthyer i ka parë policët dhe i kanë thënë ndalo për maskë dhe e kanë gjuajtur mbas shpine. Kështu nuk kemi parë, të vrasë polici djalin e ri 25 vjeç vetëm këtu e kemi parë. Alamet djali, nuk ngacmonte njeri. Babai i vet është rënduar shumë.Njeriu ndalohet, ose gjuaj poshtë ose hidhe në ajër jo ashtu. Asnjëherë në botë nuk ka mbajtur armë.

Ngjarja e rëndë ndodhi të martën pas mesnatës rreth orës 01:45 në rrugën “Dritan Hoxha”. Viktima u dërgua i gjallë në spital ku edhe humbi më pas jetën.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat