Pak para se kortezhi me trupin e pajetë të 25-vjeçarit Klodian Rasha të nisej drejt banesës së fundit, aktivisti Dardan Almeta zgjodhi një mënyrë shumë origjinale për të protestuar kundër vrasjes së tij nga një efektiv policie.
I shoqëruar nga vajza e tij e vogël, ai u vendos para Ministrisë së Brendshme ku i kërkoi ministrit Sandër Lleshaj të japë dorëheqjen.
“Jep dorëheqjen kriminel”, lexohej në pankartat që mbante Almeta dhe vajza e tij.
Pavarësisht afrimit të dy policëve të cilët i treguan se nuk lejohet të qëndrojë pranë godinës së ministrisë, i riu vijoi qetësisht protestën.
25-vjeçari Klodian Masha u qëllua për vdekje nga një punonjës policie në afërsi të rrugës “Dritan Hoxha”.
Për këtë ngjarje hetimet vijojnë ende, ndërsa efektivi është nën arrest.