Familjarët, miq, të afërm dhe prindërit i kanë dhënë sot lamtumirën e fundit Klodian Rashës.
25-vjeçari u vra nga një efektiv policie pak metra larg banesës së tij një ditë më parë.
Mes lotësh, arkëmorti me trupin e pajetë të 25-vjeçarit u nxor nga banesa për t’u përcjellë në banesën e tij të fundit.
Babai i të riut ka prekur të gjithë të pranishmit, pasi nuk ndahej dot nga arkivoli i të riut, teksa po futej në makinë.