E trishtë! Vetëm 37-vjeç, ndërron jetë zëvendëskryetari i Bashkisë së Elbasanit

Shqipëria

E trishtë! Vetëm 37-vjeç, ndërron jetë zëvendëskryetari i Bashkisë së Elbasanit

Më: 9 dhjetor 2020 Në ora: 15:58
Ervin Saraçi

Humb jetën në moshën 37 vjecare zëvendës kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Ervin Saraçi.

Pak ditë më parë ai pësoi një goditje celebrale, teksa ishte ne palestër.

Saraçi u nis më pas me urgjencë në spital.  Në Tiranë ai iu nënshtrua një operacioni të gjatë e të rëndë, por fatkeqësisht nuk ia doli dot.

Pas operacionit të vështirë pati pak shpresë, teksa 37 vjeçari u raportua në gjendje të qendrueshme, por sot mësohet lajmi i trishtë, se nuk e fitoi dot betejën me jetën.

Të gjithë ata që e kanë njohur Ervinin do ta mbajnë mend si një djalë brilant, të qeshur dhe pozitiv. Një person i angazhuar pas aktiviteteve fizike, një ndër anëtarët e shoqatës së Alpinizmit në Elbasan. Gati cdo fundjavë merrte pjesë në veprimtaritë e shoqatës , duke ngjitur disa nga malet dhe kodrat me të larta në vend, ndërsa pasditeve e gjeje në palestër.

Ervin Saraçi kishte mbaruar studimet e larta për gjuhën Frenge në Elbasan, më pas Master në Shkencat politike në Belgjikë .

Në vitin 2006-2007 punoi si mësues i gjuhës Frenge në Shkollën e Mesme të Përgjithshme, Peqin. Në shtator të vitit 2011 -2013 iu besua drejtimi i kabinetit të Kryetarit të bashkisë Elbasan. Në vitin 2013-2015 u emerua drejtor i drejtorisë së Kujdesit Social po në bashkinë Elbasan.

Vitet e fundit ai mbajti postin e nënkryetarit të bashkisë së Elbasanit.

Ai ishte i martuar dhe babai i një djali 9-vjeçar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat