Një 57-vjeçar nga Kuçova u vu në pranga sot me akuzën e abuzimit seksual me një të mitur, vetëm 10-vjeçe.
Kjo e fundit ka rrëfyer në polici atë që i ka ndodhur, dhe se nga frika kishte qëndruar në heshtje.
Sipas saj, abuzuesi e kishte kërcënuar se, nëse do të tregonte, atëherë ai do t’i vriste prindërit.
“57-vjeçari ka abuzuar me mua për herë të parë kur isha 8 vjeçe. Kjo ka ndodhur në shtëpinë ku ne jetojmë që është e tij dhe pasi më ka detyruar të kryej marrëdhënie me të më ka kërcënuar se nëse do të tregoja do të vriste prindërit e mi.
Nga frika nuk kam treguar asgjë dhe ai ka vazhduar të kryejë me mua marrëdhënie seksuale të vazhdueshme për gati 2 vite me radhë, duke më kërcënuar vazhdimisht”, mësohet të ketë thënë 10-vjeçarja në polici.