“Ata mund të të vrisnin ty moj, tu dal me ble bukë. Ata ta vrasin lirinë”
Pas këtyre fjalëve drejtuar një efektiveje të policisë, një i ri i revoltuar teksa protestonte kundër vrasjes së Klodjan Rashës nga ana e policisë, ka kaluar kordonin dhe ka qëlluar me një shishe qelqi murin e Ministrisë së Brendshme.
Mbrëmjen e sotme qindra protestues janë mbledhur para Ministrisë së Brendshme duke kërkuar drejtësi për vrasjen nga ana e policisë mëngjesin e 8 dhjetorit, të 25-vjeçarit Klodjan Rasha.
Ata vijojnë të qëndrojnë para hyrjes së Ministrisë.