Pas Ministrisë së brendshme protesta për të riun Klodian Rasha, viktimë e policisë, u zhvendos para Kryeministrisë.
Protestuesit u ndanë në dy grupe, një pjesë te Ministria dhe të tjerët para godinës së qeverisë në portën hyrëse të saj është vendosur një kordon policie.
Mësohet se protestuesit kanë hedhur sende të forta edhe te Kryeministria ndërsa bëjnë thirrje “Duam drejtësi, Rama ik!”
Përplasje ka pasur edhe mes vetë protestuesve.
“Është një situatë e tensionuar.Ka pasur përplasje mes dy grupeve të protestuesve” raporton gazetari i Ora News, Isa Myzyraj.