Një incident është regjistruar gjatë protestës së organizuar për vrasjen e 25 vjeçarit Klodian Rasha.
Disa pjesëmarrës në protestë i kanë vendosur zjarrin pemës së dekoruar për festat e fundvitit që ishte vendosur në sheshin përpara Kryeministrisë.
Protesta në fillim nisi para objektit të Ministrisë së Brendshme, ku u kërkua dorëheqja e titullarit Sandër Lleshaj, për t’u zhvendosur më pas tek Kryeministria.
Kjo protestë u organizua në rrjetet sociale për të shprehur indinjatën për vrasjen e 25 vjeçarit pranë shtëpisë së tij.