Protestuesit pasi i vunë flakën pemës së Krishtlindjeve tek Kryeministria, kanë bërë të njëjtin veprim edhe me pemën tek sheshi ‘Skënderbej’.
Protestuesit nuk kanë kursyer as zbukurimet e tjera të vendosura nga bashkia për festat e fundvitit.
Pas largimit të protestuesve, pas në sheshin ‘Skënderbej’ kanë mbetur zbukurimet e thyera dhe pema e djegur.