Anëtarë të Partisë Demokratike në Lushnje, së bashku me anëtarë të LSI-së kanë protestuar mbrëmjen e sotme për vrasjen e 25-vjeçarit, Klodian Rasha.
Me thirrjet “Rama ik, policia e krimit” kanë ndezur qirinj para komisariatit të Lushnjes. Më pas ata kanë përshkruar rrugët e qytetit për të ndezur dhe qirinj para bashkisë Lushnje.
Në fund kryetari i Partisë Demokratike në Lushnje deklaroi se ” jemi në mbështetje të protestave per vrasjen e 25-vjeçarit dhe do të vazhdojmë çdo ditë”.