Mjeku, Genc Sulçebe shpreson se nëse vaksina anti-Covid mbërrinë në Shqipëri në muajin e parë të vitit, situata në pranverë do të përmirësohet, ndërsa gjatë muajve të verës do të shpëtojmë nga virusi famëkeq.
I ftuar në emisionin “Arena” Sulçebe beson se në vendin tonë do të përdoret vaksina e prodhuar nga Universiteti i Oxfordit.
“Vaksina shpresë e madhe. Vaksina e Oxfordit, 70% efektive, por rezultat i kënaqshëm pasi bëhet në 1 dozë e gjysmë. Nëse aprovohet në fund të dhjetorit, në janar nis shpërndarja. Nga kjo vaksinë përfiton edhe Shqipëria. Shpresoj të filloj sa më shpejt.
“Vaksina e Pfizer dhe Moderna po aplikohet në vendet e zhvilluara, amerikanët të pakënaqur nga Pfizer. Ka probleme në shpërndarje sepse do ruajtje në -70 gradë. Është 5-fishi i kostos së Oxfordit. Nëse vaksina nis shpërndarjen në janar, në pranverë situata do të përmirësohet ndërsa në verë do të shpëtojmë nga Covid,”deklaroi Sulçebe.