Në Shkodër, nuk pati protestat mbrëmjen së mërkurës ashtu si si në pjesën më të madhe të vendit për vrasjen e 25 vjeçarit Klodian Rasha nga një efektiv policie.
Por edhe në kryeqendrën e veriut nuk ka munguar një mesazh për ministrin e Brendshëm Sandër Llesha.
“Nuk na vret të gjithë Gjeneral” ishte shkruar gjatë natës në murin e selisë së Partisë Socialiste.
Në mëngjes, parrulla ishte mbuluar me boje!