Gjekmarkaj: Lulzim Basha duhej të largohej më 21 janar!

Shqipëria

Gjekmarkaj: Lulzim Basha duhej të largohej më 21 janar!

Më: 10 dhjetor 2020 Në ora: 13:18
Agron Gjekmarkaj dhe Lulzim Basha

Protesta për vrasjen e Klodian Rashës përfundoi pas përleshjes së demonstruesve me policinë, para Ministrisë së Brendshme dhe Kryeministrisë e më pas në sheshin Skënderbej.

Për analistin e PD Agron Gjekmarkaj, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj duhet të japë dorëheqjen.

Lidhur me këtë deklaratë në emisionin Open ka ndërhyrë edhe moderatorja Eni Vasili, e pyeti se përse Basha duhet të bëhet kryeministër kur në kohën që ai ka qenë ministër i Brendshëm u vranë në Bulevard 4 persona.

Analisti i vënë në siklet tha se Vasili nuk duhet t’ja bënte atë pyetje, por pas insistimit të saj, ai deklaroi se edhe Basha duhet të jepte dorëheqjen në atë kohë.

Pjesë nga biseda:

Gjekmarkaj: Lleshaj duhet të japë dorëheqjen.

Vasili: Atëherë kam një pyetje. Ju mendoni se Lleshaj duhet të japë dorëheqjen se u vra një person, ndërsa Basha duhet të bëhet kryeministër edhe pse në Bulevard u vranë 4 persona.

Gjekmarkaj: Një gazetare profesioniste si ju nuk duhet ta bëjë këtë pyetje.

Vasili: Ju jeni mbështetës i Bashës.

Gjekmarkaj: Jam i opozitës. Në atë kohë kam qenë në një profesion tjetër.

Vasili: Duhet të jepte dhe Basha dorëheqjen?

Gjekmarkaj: Po duhet të kishte dhënë dorëheqjen Basha. Mendon se më intimidon se nuk jap përgjigjen.

Vasili: Ishte një pyetje

Gjekmarkaj: Tema ishte tjetër…

Vasili: Tema është vrasja e një njeriu të pafajshëm.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat