Në fshatin Vojnik të Bashkisë Dibër kryebashkiakun Dionis Imeraj, jo vetëm që nuk e kanë parë kurrë në një vit e gjysmë në detyrë, por as nuk e njohin.
“Nuk e kemi parë asnjëherë Kryetarin e Bashkisë”- tregon qytetari.
Ujërat e zeza që vërshojnë në kanalin e hapur pranë pragut të shtëpive e konsiderojnë treguesin e premtimeve të pambajtura elektorale
“Vetëm premtime bëjnë dhe në fund nuk bëjnë asgjë. Jemi të vdekur, të punojnë për popullin“, shton ai.
Mungesa e ujit të pijshëm, rrugët e brendshme të degraduara e kanalet e papastruar thonë se nuk kanë qenë focus të bashkisë që në dy mandatet e fundit është drejtuar nga socialistet.
“Për 8 vjet nuk kemi lënë zyrë pa shkuar. Ta kuptojë Edi Rama se si punohet në Dibër”.
Në kushtet kur kryebashkiaku Imeraj thonë se i ka harruar e braktisur ndërhyrjen e kërkojnë nga kryeministri Edi Rama që u kërkoi votën.