Ndërsa është paralajmëruar një tjetër protestë në orën 18:00, Policia e Shtetit duket se ka marrë një sërë masash. Forcat e rendit janë pajisur edhe me kundragaz.
Ndryshe nga mbrëmja e shkuar, ndërtesa pranë Ministrisë së Brendshme është blinduar me një mur hekuri ndarës.
Atje pritet të nisë edhe protesta e sotme, ashtu si një natë më parë për vrasjen e 25 vjeçarit, Klodian Rasha nga një efektiv policie.
Në shesh shihen edhe artistë si Neritan Liçaj që kanë protestuar më herët kundër shembjes së Teatrit Kombëtar.
![Image](/media/botasot.info/images/2020/December/10/auto_051607617583.jpg)
![Image](/media/botasot.info/images/2020/December/10/auto_061607617588.jpg)