Prej gati 3 muajsh rruga “Muhamed Deliu” në zonën e Freskut është lënë në këtë gjendje.
Pas përfundimit të punimeve nga ana e ujësjellës kanalizimeve rruga është lënë e papërfunduar. Gropat e hapura janë kthyer në një shqetësim serioz për banorët e zonës.
“Balta në shtëpi na vjen.”
Banorët kërkojnë nga Bashkia asfaltimin e rrugës.
“Kush e hapi ta rregullojë rrugën.”
Për shkak të pellgjeve që mbushin rrugën, automjetet krijojnë trafik.
Bashkia e Tiranës e cila ka përgjegjësi asfaltimin e rrugëve të kryeqytetit duket se dhe këtë aks e ka lënë pas dore duke mos marrë asnjë masë për ndryshimin e situatës.