Berisha “parashikon” ministrin e ri të Brendshëm: S’duam përmbysjen e Ramës me dhunë

Shqipëria

Berisha “parashikon” ministrin e ri të Brendshëm: S’duam përmbysjen e Ramës me dhunë

Më: 10 dhjetor 2020 Në ora: 20:15
Sali Berisha

Ish-kryeministri, Sali Berisha thotë se “policia po sillet e padenjë dhe e dhunshme” me protestuesit duke iu referuar përdorimit të panevojshëm të gazit lotsjellës. Në intervistën për “Euronews Albania”, Berisha tha se “këto 4 vjet është përdorur gaz lotsjellës katër herë sa 30 vite së bashku”.

Ndërsa duke komentuar fjalën e mbajtur nga kryeministri, Edi Rama për lajmin e dorëheqjes së Sandër Lleshajt, z. Berisha tha foli me urrejtje ndaj kreut të Partisë Demokratike ndërsa e cilësoi të pavend krahasimin e vrasjes së 25-vjeccarit me ngjarjen e 11 janarit 2011 ku u vranë katër protestues.

“A e dëgjove se me ç ‘urrejtje prej të sëmuri psikik foli për kryetarin e opozitës? Ai bëri apologjinë e krimit sepse të përdorësh rastet e gardës me rastet e policisë në prag të derës duke shkuar në shtëpinë tënde nuk ka krim më makabër kurse ata i kishte sjellë mish për top dhe besonte se do të mbante fjalim në ballkonin e Kryeministrisë. Të nesërmen ngeli me bisht ndër shalë dhe kokën nuk e çonte se kishte frikë mos e kapte snajperi.

Me fjalën që mbajti ndërseu një narkopolici kundër popullit kundër qytetarëve sikur të ishte bir shpirtëror i Enver Hoxhës. Kurrë ndonjëherë Policia e Shtetit nuk ka qenë e dhunshme si sot që prej viteve 1990. Ky ka lëshuar policinë në një tërbim kundër qytetarëve arrin deri aty sa I çon pa matrikull dhe pa numër”, deklaroi ish-kryeministri.

I pyetur nga gazetarja, Ilva Tare se kush mund të jetë ministri i ri i Brendshëm, z. Berisha nuk përmendi emër por u mjaftua duke thënë: “Ndonjë përfaqësues i klaneve të drogës. Pse përfundoi policia kështu sepse një vagabond i lidhur me drogën u emërua në kryer të saj, Saimir Tahiri. Sepse i dyti, Xhafaj i drogës vinte po nga droga me vëllanë trafikant kurse i treti ka qenë këshilltar i kanabizimitm gjeneral hashashi.

Ish-kryeministri deklaroi se është kundër rrëzimit të qeverisë “Rama” me protesta të dhunshme duke theksuar se, “rrugëdalja është përmbysja e Edi Ramës më 25 prill”. “Unë nuk besoj tek marrja e pushteti me dhunë siç e mendonte ai. Besoj se ju e keni shumë të qartë se kjo protestë nuk është e organizuar nga opozita. Këto janë protesta të zemërimit popullor nga i cili Edi Rama nuk do të dalë i fituar kurrë”, përfundoi z. Berisha.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat