Ky është momenti kur Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë ndërhyjnë para Kryeministrisë për të shpërndarë grupin e vogël të protestuesve që ndodheshin aty.
Efektivët përplasen me dy të rinj. Ata hedhin spraj, njëri nga të rinjtë i godet me një objekt.
Më pas policët e neutralizojnë dhe godasin disa herë me shkop gome në qafë. Ndërkohë që vijojnë ti hedhin spraj ndërsa e shoqërojnë me forcë në furgonin e policisë.
Përveç të riut në video kishte edhe shoqërime të tjera në radhët e protestuesve.