Pse o njeri, pse më godet/ Zjarrfikësit e Tiranës postojnë fotot e dhunës nga protesta në Tiranë: Unë të shërbej, jemi me ju në çdo moment…

Shqipëria

Pse o njeri, pse më godet/ Zjarrfikësit e Tiranës postojnë fotot e dhunës nga protesta në Tiranë: Unë të shërbej, jemi me ju në çdo moment…

Më: 10 dhjetor 2020 Në ora: 21:28
Foto

Zjarrfikësit e Tiranës, kanë reaguar me anë të një postimi në rrjetet sociale  lidhur me dhunën e protestuesve të ngritur për vrasjen e Klodian Rashës.

Zjarrfikësit kanë postuar disa foto nga dhuna e ushtruar nga protestuesit ndërkohë që ngrenë disa pyetje:

PSE??
Pse më godet ? ??
Pse më godet me gur ? ??
Pyes veten Pse Pse Pse ?
Ty nuk të pyes dot sepse je i revoltuar!!!!
Por prapë të them Pse o njeri Pse ???
Unë të shërbej natë ditë, 24 në 24 ??
Unë të vij në ndihmë kur të bie ??..
Unë të shërbej kur ti je në rrezik???
Unë të shërbej kur ti aksidentohesh?????
Unë të shërbej kur ti mbetesh në ashensor???
Unë të shërbej kur ti je nën rrënoja?????
Unë të shërbej kur të digjet makina?????
Unë të shërbej kur të digjet shtëpia ?????
Unë të shërbej kur të digjet prona e përbashkët??????????????????
Unë të shërbej kur ti ke nevojë për mua????
Sot më godet e nesër më kërkon ndihmë??
Sot më përçmon e nesër më uron?????
Sot më shan e nesër pendohesh, por e nesërmja është e vonë sepse ti nuk mundesh ta zhbësh atë që ke bëre, ndaj po të them ty sot njeri, vlla, motër, shok, mik që kjo që ti po djeg??e shkatërron është prona e përbashët, është pasuria e brezave të ardhshëm që ne duhet ta ruajmë si sytë e ballit..
Mos e godit ? zjarrfikësin ?, atë që është në shërbimin tënd çdo secont, minut, orë apo ditë 24 në 24 për të të mbrojtur nga çdo e keqe e mundëshme..
Jemi me ju, për ju në çdo moment e rast nevoje prandaj mos më godit me gur! ???????

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat