Lëvizja Vetëvendosje, qendra në Shqipëri po thotë se duhet të arrestohet drejtori i Policisë, Ardi Veliu.
"Tre ditë pas vrasjes së 25 vjeçarit Klodian Rasha, rasti vazhdon të mbetet i pazbardhur.
Dorëheqja e sotme e ministrit Sandër Lleshaj, pas protestave të shumta, nuk mjafton.
Për publikun e gjerë është bërë e qartë se Policia e Shtetit, me deklaratat e saj kundërthënëse, ka tentuar ta mbulojë krimin dhe të manipulojë opinionin publik. Këto akte përbëjnë krim institucional të Policisë. I dyshuari kryesor për këtë krim institucional është kryepolici Ardi Veliu.", thuhet në reagim.