Vrasja e dy vëllezërve në Maliq, nëna apel: Zbuloni autorët sa më parë

Shqipëria

Vrasja e dy vëllezërve në Maliq, nëna apel: Zbuloni autorët sa më parë

Më: 11 dhjetor 2020 Në ora: 00:25
Andi Olldashi dhe Martin Olldashi

Një ngjarje kriminale tronditi Shqipërinë mesditën e sotme, ku 2 vëllezër të rinj në moshë janë gjetur të vrarë në Maliq.

Viktimat janë dy vëllezër të moshës 31 dhe 33 vjeç dhe dyshohet se janë ekzekutuar me armë zjarri.

Ata janë identifikuar si Andi Olldashi dhe Martin Olldashi, banues në Pogradec.

Nëna e tyre, Engjëllushe Olldashi, kërkon që shteti të veprojë sa më shpejt dhe të zbardhë ngjarjen.

Ende nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarje të rëndë, ndërkohë që viktimat ishin larguar në datën 7 dhjetor nga banesa.

Trupat e pajetë të tyre janë gjetur në fshatin Zvirinë, në afërsi të vendit të quajtur “Kisha e vogël”.

Familjarët e dy vëllezërve të gjetur të vrarë në Maliq, shprehen se nuk kishin dijeni nëse Andi dhe Martini ishin të përfshirë në ndonjë konflikt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat