Sociologu Ergys Mërtiri i ftuar në studion e RTV Ora analizoi protestat që shpërthyen me vrasjen e 25 vjeçarit Klodian Rasha nga një efektiv policie.
Gjatë analizës Mërtiri thotë se njerëzit e kanë kuptuar që dorëheqja e Lleshit nuk mjafton prandaj dhe ky veprim nuk ka qetësuar zemërimin e protestuesve të cilët sërish sot goditën me gurë institucionet si dhe i vunë flakën kazanëve të plehrave në disa zona të Tiranës.
Ergys Mërtiri: “Njerëzit e kuptojnë që Lleshi është thjesht një gurë i radhës. Rama nuk është keq për të gjetur Lleshë të tjerë. Nuk do të ndryshojë asgjë, sepse në thelb ajo që ka bërë zoti Lleshaj gjatë qëndrimit të tij në postin e ministrit të Brendshëm, nuk është më tepër se zbatimi me përpikmëri i asaj që Rama ka dashur të bëjë ministria e Brendshme.
Zoti Lleshi është thjesht ekzekutor urdhrash. Jam i bindur se nëse do të ishte një njeri me profil të lartë politik nuk do të kishte vepruar dot kaq mirë detyrën që Rama i kërkonte, nuk do ta bënte as sot duke goditur protestues.
Unë kam parë persona të veshur civilë që qëndronin në mes të protestës dhe rrëmbenin njerëz në rajon duke i goditur me shkelma e grushta.
I marrin i çojnë në një cep e më pas aty nis druri, kap për shkelmash, për ti çuar drejt rajonit. Një egërsi të tillë nuk besoj se do e bënte një njeri me profil të lartë politik.
Mërtiri beson se dështimi i qeverisjes së tij do të rëndojë mbi policinë
Ergys Mërtiri: “ Rama ndërtoi një shtet policor dhe gjithçka mendoi ta bënte me policë, pra përmes dhunës e forcës. Pikërisht dështimi i qeverisjes së tij do të rëndojë mbi policinë i cili është instrument i parë i qeverisjes.
“Përveç kësaj ky instrument nuk ka qenë për të bërë detyrën që ka pra të luftojë krimin por për të luftuar popullin”
Mërtiri beson se dështimi i qeverisjes së tij do të rëndojë mbi policinë
Ergys Mërtiri: “Rama ndërtoi një shtet policor dhe gjithçka mendoi ta bënte me policë, pra përmes dhunës e forcës. Pikërisht dështimi i qeverisjes së tij do të rëndojë mbi policinë i cili është instrument i parë i qeverisjes.
“Përveç kësaj ky instrument nuk ka qenë për të bërë detyrën që ka pra të luftojë krimin por për të luftuar popullin”
Mërtiri thotë se protesta e këtyre dy ditëve është politike qytetare, por jo partiake.
Ergys Mërtiri: “Është një protest motivuar nga një mllef i akumuluar prej vitesh e shkarkuar nga një akt i paprecedentë dhe i tmerrshëm. Përdorimi i termit politik si njollë për të deligjitimuar protestën është thjesht një sofizëm bajat i Ramës”
Paralelizmin me 4 vrasjet më 21 janar që Rama e bëri në fjalimin e tij e quan të pavend.
“Djegie dhe shkatërrimet i bëri Rama më 21 janar. Ky merr e rreh njerëzit se djegin pemën e Vitit të Ri, ndërkohë që më 21 janar mori ti vërë flakën godinave makinave. Ky njeri që ka bërë këto tani del e të rreh e të thotë ka duruar shumë policia. Kjo është çmenduri”