Vrasja e Klodian Rashës ka ngritur në këmbë vendin në kohë pandemie, duke shkaktuar edhe ndryshime në qeveri me largimin e ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj.
Por puna vijon ende për zbardhjen e ngjarjes nga ana e organeve kompetente.
Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar të gjitha bisedat e raportuara në sallën operative nga efektivët e policisë, të cilët pretenduan se për të riun kishin njoftuar në radio, duke kërkuar edhe ndihmë e përforcime.
Të gjitha bisedat janë marrë nga sistemi TIMS, aty ku edhe regjistrohen dhe po zbardhen nga hetuesit e dosjes.
Pas këqyrjes së provave mbetet për t’u parë nëse versioni i efektivit është I vërtetë dhe ata vërtetë kanë kërkuar përforcime në drejtim të rrugës “Dritan Hoxha”, aty ku dhe u bë ndjekja e Klodian Rashës.