Ambientalisti Sazan Guri e festoi 64-vjetorin e lindjes në spital, pasi iu desh të bënte një ndërhyrje në zemër.
Me anë të një statusi në profilin e tij në Facebook Guri njofton se operacioni doli me sukses.
Ai thotë se ndihet shumë i gëzuar që infermieret ishin aty për ta uruar.
‘Jo fort e këndshme, por e rrallë, ku dy infermierët e natës mezi pritën sekondat e para të ditëlindjes për të më uruar 64-vjetorin dhe unë siç ndava hidhërimin me ju miq të vërtetë të FB po ndaj edhe gëzimin e ditëlindjes dhe atë të daljes mirë nga ndërhyrja në zemër’, shkruan Guri.