Si ndodhi vrasja e Klodian Rashës/ Gazetari Artan Hoxha: Gjithçka ndodhi në 3 minuta

Shqipëria

Si ndodhi vrasja e Klodian Rashës/ Gazetari Artan Hoxha: Gjithçka ndodhi në 3 minuta

Më: 11 dhjetor 2020 Në ora: 08:30
Klodian Rasha dhe babai i tij

Gazetari Artan Hoxha shpjegoi kronologjinë e vrasjes së Klodian Rashës nga polici. Hoxha u shpreh se gjithçka ndodhi në 3 minuta dhe përpara vrasjes ka pasur një përplasje fizike mes efektivit dhe 25-vjeçarit.

“Qitja që i ka marrë jetën Klodian Rashës ka qenë një e vetme, polici ai ka bërë dy, një predhë shkoi në ajër, tjetra nga pas shpine në zemër. Janë konstatuar viktimës plagë në pjesën e pasme të kokës dhe përpara në pjesën kockore të hundës dhe ballit që nuk justifikohen me goditjen kur u rrëzua në tokë.

Ka dyshime sipas ekspertëve se mund të ketë pasur një përplasje fizike mes policit dhe viktimës. Por hetimi vazhdon. Viktima nuk ka qenë i armatosur. Gjithçka është realizuar brenda 3 minutave, kontakti pamor, ndjekja, lëvizja dhe goditja e tij. 

Vetëm fakti që goditja ka ardhur pas shpine është një rrethanë tepër rënduese për efektivin. Largësia e qitjes ka qenë diku 6 metra. Kamerat e sigurisë tregojnë se ka pasur përpjekje për ta kapur”, tha ai në emisionin “As Pro as Kundër” në “ABC”. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat