Shpërthim me lëndë plasëse pranë në një objekt në ndërtim në pronësi të shtetasit Liman Gjoka, 56 vjeç.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:10 pas mesnate në zonën e Ranës së Hedhun.
Fatmirësisht nga shpërthimi ka vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.
Njoftimi i Policisë:
Më datë 11.12.2020, rreth orës 00:10, në vendin e quajtur “Rana e Hedhun “, Shengjin,Lezhë, në një objekt në ndërtim në pronësi të shtetasit L.Gj.,56 vjeç,banues në Tiranë, ka shpërthyer një sasi dyshohet lëndë plasëse, ku si pasojë ka vetëm dëme materiale.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor ku vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.