Për Partinë Socialiste vrasja e 25-vjeçarit nga një punonjës i policisë po shfrytëzohet nga opozita për të ngritur vatra dhune në çdo bashki.
Ky qëndrim erdhi nga numri dy i Partisë Socialiste, Taulant Balla, i cili me anë të statusi shprehet se frymëzues i kësaj dhune është kryetari i PD-së, Lulzim Basha.
"Lulëzim Basha nën frymëzimin e Sali Berishës po udhëzon partinë e tij në çdo bashki se si ta përdorin vdekjen tragjike të 25-vjeçarit, për një karshillëk të ri dhune. Dhuna e djeshme në disa qytete është organizim ekskluziv i Lulëzim Bashës, të cilët bëjnë sikur solidarizohen me protestën e Stresit në Tiranë", shprehet Balla.
Ai akuzon më tej duke u shprehur se "Lulëzim Basha po tenton të ndezë vatra dhune duke sulmuar bashki apo objekte të tjera sikurse ndodhi në Korçë, pas Tiranës. Përdhosja e simboleve të Krishtlindjeve është një porosi e turpshme Lulëzim Bashës dhe e babait të tij politik Sali Berisha"