Gjykata e Shkallës së Parë në Durrës ka pranuar sot kërkesën për pushimin e hetimeve në ngarkim të ish-kreut të Kadastrës në Durrës Liridon Pula dhe Shefes së Zyrës Juridike, Lusiena Kolaj.
Pushimi i hetimeve çoi në përfundimin se këta dy shtetas nuk kanë kryer vepër penale dhe nuk ka asnjë fakt të shpërdorimit të detyrës.
Lusiena Kolaj u ndalua në 20 shtator 2019 dhe ishte gjykata e Apelit ajo që i nxori veprimet e kryera nga ana e prokurorit Arjan Ndoji si të paligjshme dhe vendosi rikthimin e saj në detyre duke e lëne ne masën detyrim paraqitje.
Ndërsa Liridon Pula u la ne arrest me burg nga ana e gjyqtares Besjana Garxenaj duke mos u shqyrtuar asnjë provë, masë të cilën e ndryshoi gjykata e Apelit Durrës.
Liridon Pula u arrestua së bashku me zyrtarë të tjerë, me akuzen se kishin tjetërsuar dhe abuzuar me pronat, kryesisht në bregdet.