Drejtor i Policisë së Tiranës, Rebani Jaupi, ishte vetë në terren për të monitoruar dhe dhënë udhëzimet për protestën e sotme.
Së bashku me efektivë të policisë ai ishte pozicionuar në zonën e Bllokut.
Koshat e mbeturinave u hodhën në tokë edhe këtë mbrëmje.
Ndërkohë në sheshin “Willson” turma e protestuesve u shpërnda me gaz e këta të fundit u përgjigjen me gurë.
Më pas turma vijoi rrugën drejt Komunës së Parisit.