Pas vrasjes së Klodian Rashës nga ana e policisë tre ditë më parë, sërish mbrëmjen e sotme, në qytete të ndryshme të Shqipërisë, kanë vijuar protestat e qytetarëve, ku kërkohet dorëheqja e Drejtorit të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.
Gjatë protestës së zhvilluar në një prej pikave në Tiranë, autoritetet kanë nxjerrë menjëherë në rrugë autobotin me ujë me presion.
Një i moshuar me paterica, ka rezistuar përballë sulmit me ujë edhe pse temperaturat janë të ulëta.
Ai ka dalë përpara autobotit dhe ka valvitur flamujt e BE-së dhe Shqipërisë, ndërkohë që efektivët i lëshonin ujë me presion.
I moshuari më pas është ndihmuar nga disa të rinj për të mbajtur flamujt.
![Image](/media/botasot.info/images/2020/December/11/auto_auto_asfvc16077138191607716310.jpg)