Prej disa orësh vijojnë rreshjet e dendura të borës në fshatin e Dardhës.
Nga ARRSH bëhet me dije se bora ka arritur në 5 cm.
Në terren ndodhet një borëpastruese për të hapur rrugën dhe për kriposje, por duhet ndërhyrja e me shume borëpastrueseve për të mbajtur situatën nën kontroll.
Disa prej akseve nuk kanë firma kontraktuese për hapjen e rrugëve për shkak të problemeve institucionale me Agjencine e Prokurimeve Publike.
Sektori i Qarkullimit Rrugor bën thirrje për vendosjen e zinxhirëve dhe gomave dimërore, pasi prej km 9 – km 12 ka vështirësi në ngjitje drejt fshatit Dardhë.
Reshjet kanë filluar edhe në Voskopojë.