Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në qendër të qytetit të Beratit.
Një mjet, tip Renault, me targa AB 906 AR, që drejtohej nga një 27-vjeçar që ishte i dehur në timon, ka bërë "hatanë" në qytet.
Pasi ka përplasur dhe hedhur në ajër në afërsi të Urës së Varur një motoçiklist që shpërndan pica në qytet, 27-vjeçari ka fluturuar në rrugën e përgjatë lumit, duke përplasur 4 mjete të parkuara në rrugë dhe më pas ka përfunduar brenda lulishtes së qytetit.
Drejtuesi i motoçilketës, që pas përplasjes është shembur në asfalt,është plagosur rëndë dhe është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Beratit.
Drejtuesi i mjetit Tajar Hysko ka dalë pa lëndime nga makina dhe është ndaluar nga policia.
Si pasojë e aksidentit të rëndë një 33-vjeçar që qarkullonte me motorin e picave është në gjendje të rëndë dhe 4 mjete të parkuara në rrugë janë shkatërruar.
Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie dhe ekspertë të qarklimit rrugor, që janë duke kryer kqyrjen e vendit të ngjarjes, për të zbardhur dinamikën e plotë të aksidentit.