Mëngjesin e sotëm një farmaci ka rënë pre e një grabitje në qytetin e Durrësit.
Ngjarja është shënuar në farmacinë ‘Drilona’ pas bashkisë së qytetit bregdetar.
Sipas ‘BalkanWeb’ thuhet se autorët, ende të paidentifikuar, kanë grabitur gjithçka ndodhej në farmaci, duke e zbrazur totalisht atë.
Ndërkohë, policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për identifikimin e më pas arrestimin e autorëve.